Libri për historinë e Kosovës promovohet në Beograd
Sot është nata e fundit e festivalit, ‘Mirëdita, Dobar Dan!’ i cili është duke u mbajtur në Beograd.
Në kuadër të kësaj nate u promovua libri “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, i shkruar nga publicisti Shkëlzen Gashi.
Shkëlzen Gashi, autor i librit përmendi disa nga karakteristikat e historisë së Kosovës me Serbinë, e të cilat librat mësimorë të të dyja shteteve nuk i përmendin.
“Libri që po e promovojmë sot këtu në Beograd flet për historinë e Kosovës se qysh prezantohet ajo në tekstet mësimore të historisë së Kosovës dhe vendeve përreth. Unë do të tregoj për prezantimin e historisë në Kosovë dhe Histori do të përmendi 3 karakteristike, e para është se i prezantojnë vetëm krimet e palës tjetër, çdo herë i hiperbolizojnë i ekzagjerojnë dhe përdorin një gjuhë mjaftë të rëndë”, tha ai.
Tutje Gashi vazhdoi të tregonte të metat e teksteve mësimore, të cilat sipas tij i hiperbolizojnë shifrat e të dëbuarve, të vrarëve nëpër beteja.
“Tekstet mësimore të historisë në Kosovës tregojnë për krimet që forcat serbe i kanë kryer mbi shqiptarët në vitet 1968-69, dhe kur të përdorin shifra i hiperbolizojnë, në anën tjetër nuk ka mësime për këtë kohen në tekstet e Serbisë”, tha ai.
Autori i librit, Shkëlzen Gashi tha që asnjë nga librat e historisë në Kosovë nuk tregon për bashkëjetesën që shqiptarët e kanë bërë me serbët në periudha të ndryshme të historisë së të dyja vendeve.
“Një karakteristikë tjetër është që këto tekste nuk i përmendin fare bashkëpunimet në mes të shqiptarëve dhe serbëve, është mbretëria e Car Dushanit i cili ka pas një bashkëpunim me shqiptarët dhe popujt përreth. Këto bashkëpunime nuk përmenden kërkun, nuk përmenden që shqiptarët në mesjetë e kanë pas një status të veçantë, kur jemi tek mesjeta edhe kur prezantohet beteja e Kosovës nuk përmendet që shqiptarët e serbët kanë luftuar bashkë kundër perandorisë osmane”, theksoi ai,.
Sipas tij në mjegull poashtu janë edhe vitet e 70-ta në të cilat krahina e Kosovës lulëzoi.
“Vitet e 70-ta nuk përmendet kërkun bashkëpunimi mes udhëheqësve shqiptarë dhe serb, ku Kosova përjeton një zhvillmë të hovshëm ekonomik, kulturor dhe në arsim. Spiralen e dhunës prej vitit 1878 deri në vitin 1999 janë duke e quar njëfarë mesazhi që dy popujt nuk duan të kenë bashkëpunim sepse ajo që po i mësojnë fëmijët tanë nuk përmendet bashkëpunimi”, tha ai.
Gashi theksoi që nuk mund të ketë ndërrim të teksteve shkollore pa pasur ndërrim të klasave politike të dy vendeve, pra as nga Serbia që udhëhiqet nga Vuçiq si dhe nga Kosova që udhëhiqet nga Hashim Thaçi.
“Hashim Thaçi në Kosovë ose Ivica Daçiq në Serbi kanë mësuar nga tekste më të mira sesa që mësohet sot në tekste të historisë, pra kjo për mua është një paradox”, potencoi ai.
Marijana Toma, historiane nga Beogradi, tha që serbët e Serbisë kanë shumë pak informacione për historinë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Eksperienca ime ka qenë që deri në fakultet nuk kam hasur në të dhëna që ushtria shqiptare ka qenë së bashku më ushtrinë e Bosnjës dhe Serbisë në betejën e Kosovës, pra kjo është krejt çka dimë në Kosovë” tha ajo
Jelena Krstiq, aktiviste nga organizata Helsinki Committee for Human Rights, tha që historia e viteve të 90-ta në Serbi fillon vetëm pas bombardimeve të NATO-së, mbi caqet serbe.,
“Unë për luftën në Kosovë, kam mësuar më vonë pas 2007 unë atëherë isha vetëm 20 vjeçare, nuk i dija ato që kanë ndodhur në Kosovës në vitet e 90-ta. Unë jam një nga qytetarët e Serbisë të cilët në përgjithësi për raportet me Kosovën nuk kam ditur shumë, nuk kam ditur shumë që të mësonim që të kemi marrëdhënie më të mira. Librat e historisë së Serbisë për luftën në Kosovë tregohet vetëm për bombardimin e 24 marsit të 99-tës, ky është cikli i fundit për librat shkollorë, para saj nuk tregohet asgjë nuk tregohet se çfarë e ka shkaktuar atë”, theksoi ajo.
Ajo tha që mënyra sesi të rinjve të Serbisë i ‘servohet’ historia me Kosovën, është ndikon pikërisht në mënyrën sesi ata sillen sot.
“Nxënësit arrijnë në konkluzionin që e gjithë shtyrja e Jugosllavisë ka ardhur nga Kosova. Mendoj se të rinjtë dalin të hutuar nuk e dinë saktësisht që çfarë ka ndodhur në Kosovë, prandaj nuk është e çuditshme që të kemi të rinjtë të cilët këmbëngulin që Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.
Stefan Milosavljeviç, student dhe aktivist nga organizata Women in Black në Serbi, tregoi mënyrën sesi të rinjtë mësohen në histori dhe sesi shqiptarët portretizohen në këto tekste. Ai tha që të rinjtë që po protestojnë për të kundërshtuar festivalin, nuk janë të hutuar, ata janë mësuar që duhet ta mbrojnë ‘Token e Shenjët’
“Pozita e shqiptarëve në libra në krahasim me popujt e tjerë, shqiptarët janë në një konstant se ata gjithmonë janë kriminelë. Unë nuk besoj që të rinjtë janë të hutuar, këta të rinjtë nuk janë incident janë të rinjtë që janë edukuar ashtu në institucione arsimore në Serbi”, tha ai.
Tutje Milosavljeviç përmendi edhe deklaratat e fundit të kryeministres serbe Bërnabiq, të cilat tha se janë në tekste të historisë së Serbisë.
“Ajo që tha kryeministra Bërnabiq kjo është e pranishme në libra, në diskursin politik. Pra elementi racistë është shumë i pranishëm , dhe misioni që nuk ka ndarje, nuk ka tradhti, pra Jeruzalemi toka e shenjët. Librat janë në shërbim të institucioneve politike, nacionaliste”, theksoi ai.
Pak ditë para se të fillonte festivali, promovimi i këtij libri sipas raportimeve të medias serbe Kurir është cilësuar si “poshtërimi më i madhe për popullin serb për shkak që këtu Kosovës i autori i referohet si Republikë”.