Libri 'Kosova' i Buxhovit promovohet sot në Viti

Tri vëllimet e fundit të projektit “Kosova” VI,VII, VIII , të Jusuf Buxhovit do të promovohen sot në Viti.

Promovimi do të bëhet në Bibliotekën e Qytetit në Shtëpinë e Kulturës, në ora 12:00.

Me këtë rast, autori i librit Jusf Buxhovi do t’i dhurojë një kontingjent librash Bibliotekës së Vitisë.

Tri vëllimet më të reja të librit “Kosova” VI,VII dhe VIII  të Jusuf Buxhovit, përmbyllin projektin historiografik të autorit prej tetë vëllimesh me rreth pesëmijë faqe tekst.