Kryeministri i Kinës Li Keqiang - Foto: REL

Li Keqiang Rizgjidhet Kryeministër i Kinës

Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat 5 vjeçar si kryeministër i vendit.

Gjatë votimit, Li ka fituar 2,964 vota dhe vetëm dy ligjvënës kanë votuar kundër.

Li, 62-vjeç për nga pozita politike është numri dy në shtet, pas presidentit Xi Jinping, i cili po ashtu është rizgjedhur nga parlamenti.

Kryeministri tradicionalisht ka qenë zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës, por presidenti Xi ka marrë shumicën prej funksioneve më të rëndësishme të kryeministrit dhe ai ka emëruar veten në organet drejtuese që mbikëqyrin reformat ekonomike dhe industritë shtetërore. (REL)