LGBTI bën Paradën e Krenarisë në Tiranë

“Parada e Krenarisë”, një eveniment simbol i komunitetit LGBTI është zhvilluar edhe në Tiranë. Përqafime, buzëqeshje dhe ngjyrat e ylberit kanë mbizotëruar të shtunën në kryeqytetin shqiptar në rastin e ditës kundër homofobisë.

E pranishme në këtë paradë ka qenë dhe avokatja e popullit Erinda Ballanca.

Mbështetësit e LGBTI kanë marshuar te bulevardi Dëshmorët e Kombit me pankarta në duar për të pedaluar dhe apeluar në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transofobisë.

Në vitin 2007 Shqipëria ka nënshkruar Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Orientimin seksual dhe identitetin gjinor.