Albin Kurti dhe Vlera Gjakova, Foto: Facebook

Lëvizja Vetëvendosje me anëtare të re nga Shkupi

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se i është bashkuar një anëtare nga Shkupi.

Ishte vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili përmes profilit të tij zyrtar në ‘Facebook’, ka treguar se Vlera Gjakova nga Shkupi i është bashkuar partisë së tij.

“Vlera Gjakova sot na u bashkua në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo vjen nga Shkupi ku shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në gjuhën shqipe, turke e maqedone dhe më pas atje i ka përfunduar edhe studimet universitare për gazetari e ekonomi. Tash në Selanik të Greqisë po studion për filozofi në universitetin shtetëror “Aristotelis”. Si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, si feministe dhe publiciste, anëtarësimi i Vlera Gjakovës në Lëvizjen tonë na e shton energjinë dhe dijen për punët e aktivitetet që na presin drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Kurti në Facebook.