Foto: ALSAT-M/Video

Lëvizja Vetëvendosje: Aksidenti afër Shkupit, lajm tronditës

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur lajm tronditës aksidentin që ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetovë, ku kanë mbetur të vdekur 13 persona.

“Është tronditës lajmi për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku raportohet se deri më tani trembëdhjetë persona kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

Përmes këtij njoftimi Lëvizja Vetëvendosje ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë personave që kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Të prekur nga kjo tragjedi njerëzore, humbje e madhe për familjarët që ka prekur opinion e gjerë, Lëvizja Vetëvendosje! u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të atyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Ndërsa, për të gjithë të lënduarit urojmë të marrin trajtimin e nevojshëm dhe të shërohen sa më parë!”, përfundon njoftimi.

https://kallxo.com/shkon-ne-13-te-numri-i-te-vdekurve-nga-autobusi-i-rrokullisur-ne-rrugen-shkup-tetove/

https://kallxo.com/prokurori-publik-kerkon-ti-behen-analizat-shoferit-te-autobusit-te-aksidentuar/

.