Lëshohet në qarkullim rrethrrotullimi në Lakërishtë

Sot është lëshuar në qarkullim ura perëndimore të rrethrrotullimi në Lakërishtë, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjesë shumë të frekuentuar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Më 7 nëntor 2018 kishte filluar betonimi i urës së dytë te rrethrrotullimi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Ky rrethrrotullim lidhet me lagjen Arbëria.

Fillon betoni i urës së dytë tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës – FOTO

www.kallxo.com