E-Kiosku në Pozheran të Vitisë, Foto: Komuna e Vitisë

Lëshohet në Funksion E-Kioska në Pozheran

Qytetarët e komunës së Vitisë dhe gjithë shtetasit kosovarë, që nga sot në Pozheran mund të pajisjen me dokumente kadastrale dhe të gjendjes civile në E-Kioskun që është vendosur në qendër të fshatit.

Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët e Vitisë kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. 

Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë. 

Testimi i E-Kioskës në Pozheran, u bë sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtore për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Naim Pira, Kryesues i Kuvendit dhe Isak Sadiku, Drejtor për Administratë.  

Në këtë E-Kioskë mund të tërhiqen këto dokumente, certifikata e pronës, certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e vendbanimit, certifikata e shtetësisë dhe fatura e tatimit në pronë.