‘Lens’ organizon punëtori për mbrojtjen e konsumatorit

Organizata jo qeveritare “Lens” me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ka organizuar punëtorinë dy ditore me temën “Raportimi Medial dhe Mbrojtja e konsumatorit’’.

Ky projekt ka për qëllim të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e punës nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDP), dy autoriteteve kryesore që kanë ndikim në kualitetin dhe sigurinë e komunikimeve elektronike të Kosovës, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në formën e lejimit të qarkullimit të lirë të informatave, kualitetit të tyre, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë.

Sipas platformës së krijuar nga Lens, rregullatori.com, nga muaji maj deri në gusht të këtij viti, janë raportuar 121 ankesa nga konsumatorët. 103 ankesa janë proceduar për shqyrtim në ARKEP dhe në Zyrën për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ndërsa 72% e ankuesve janë ankuar direkt te operatorët dhe nuk u është zgjidhur problemi dhe 28% nuk janë ankuar te operatorët por kanë paraqitur rast në rregullatori.com.

Ankesat kanë qenë sipas llojit të shërbimeve nga operatorët si Inernet, telefoni mobile, rrjet dhe TV kabllor.

Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë gazetarë dhe studentë të gazetarisë.