Lenjani: Vllasi Nuk Ka Nevojë Për Operim

Sipas Lenjanit, pas trajtimit mjekësor dhe diagnostikimit në Klinikën Emergjente, pacienti Azem Vllasi është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë për trajtim të mëtejshëm.

Sa i përket lëndimeve, dr. Lenjani tha se pacienti ka një lëndim në regjionin e shpatullës. “Nuk ka gjakderdhje e cila mund ta komprometojë gjendjen e tij shëndetësore”, tha ai.

“Ka vetëm një vrimë hyrëse të plumbit dhe nuk ka vrimë dalëse dhe ekspertët e Klinikës Emergjente nuk kanë planifikuar të bëhet ndërhyrje operative,  dhe pritet që të observohet në gjashtë orët e ardhshme dhe pastaj të merret konfirmimi zyrtar për ndërmarrjen e masave mjekësore”, tha Lenjani.

Avokati Azem Vllasi është plagosur sot në mëngjes te banesa e tij në rr. “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

Rastin e plagosjes së Vllasit Policia po e konsideron si vrasje në tentativë.

http://kallxo.com/policia-po-e-hetojme-vrasjen-ne-tentative-te-vllasit/