Sokol Zogaj, drejtor i ShKK. Foto: KALLXO.com
Lenjani: Sokol Zogaj nën Observim për 48 Orë
Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, është sjellë me lëndime të kokës, në regjionin tempo-parietal, lëndime që nuk e rrezikojnë për momentin jetën e pacientit.
Për RTV21 Lenjani tha se këto lëndime të kokës duhet të observohen edhe së paku 48 orë dhe pas këtij observimi nëse nuk ka ndonjë ndërlikim serioz atëherë pacienti mund të dërgohet për trajtim shtëpiak.
“Ne kemi arritur të sanojmë, të ndalim gjakderdhjen, të bëjmë qepjen e plagëve, përpunimin në aspektin kirurgjik me mbrojtje antititanike dhe antibiotik”, ka theksuar Basri Lenjani lidhur me gjendjen e Sokol Zogajt, i cili sot në mëngjes është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe të maskuar.
Raportin e plotë për këtë rast mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm. /21Media