ILUSTRIM Punëtor ndërtimtarie - Foto: REL/AFP

Lëndohet një punëtor në Malishevë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë marrë një informatë nga QKMF-ja e Malishevës, se një person është lënduar në vendin e punës së tij.

Sipas policisë, incidenti dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, dhe nga pakujdesia ka rënë në tokë.

Tutje thuhet se pas ndihmës së parë në QKMF – Malishevë, viktima është dërguar në QKUK.