Foto-ilustrim

Lëndohet nga Granata që e Gjuajti Vet

Ai ka mbetur vetë i lënduar nga mjeti shpërthyes që dyshohet se e ka hedhur.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se një person është ankuar se një i dyshuar në Fshati Stanovc i Epërm i Vushtrrisë dy ditë më parë kishte hedhur një granatë dore afër shtëpisë së tij.

“Si pasojë e shpërthimit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë.

Policia nuk i bëri të ditura motivet e hedhjes së këtij mjeti shpërthyes.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.