Lëndohet aksidentalisht një punëtor në Graçanicë

Në komunën e Graçanicës është raportuar se një punëtor është lënduar aksidentalisht gjatë punës.

“Viktima mashkull i komunitetit shqiptar, punëtor në një firmë gjatë punës është lënduar aksidentalisht”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Në vendngjarje ka dalë edhe inspektori i punës.