Lëndohen dy persona nga një aksident në Vushtrri

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në komunën e Vushtrrisë.

Në këtë aksident trafiku, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjeri.

Sipas Policisë së Kosovës, pas tretmanit mjekësor në QKMF në Vushtrri, pasagjeri është liruar, ndërsa shoferi është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.