Inspektimi | Foto: Facebook

Lekaj thotë se për 3 vjet do të rregullohen rrugët e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj konstatoi se brenda tre vjetësh do të rregullohen të gjitha rrugët në Gjakovë dhe fshatrat e saj.

“Gjakova ka mbetë që sa kohë pa investime në infrastrukturë rrugore.Dinamika që sot është në këtë drejtim na jep besim që brenda 3 viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen”, shkroi Lekaj në facebook.

Ai më tutje tregoi se me përfaqësues të komunës inspektoi punimet në rrugën që lidh Fshatin Doblibare me Gjakovën.

“Nuk do të ketë ndërprerje dhe tejzgjatje të implementimit të projekteve, për këtë do të jemi garant ne”, u zotua Lekaj.

Në shkurt Pal Lekaj nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për projekte infrastrukturore në vlerën e 14 milionë eurove.

http://kallxo.com/ish-kryetari-tash-minister-projekte-milioneshe-per-gjakoven/

Lekaj ishte kryetar i Gjakovës nga viti 2007 deri në vitin 2013.

Një aktakuzë ndaj pal Lekajt për kohën kur ai ishte kryetar i Gjakovës është ngritur nga Prokuroria Speciale më 12 prill.

http://kallxo.com/ministri-lekaj-akuzohet-se-demtoi-per-70-mije-euro-komunen-e-gjakoves/

Në një rast tjetër një procedurë penale ndaj Lekajt e lidhur gjithashtu me kohën kur ishte kryetar i Komunës së Gjakovës, pushoi në maj të vitit të kaluar.