Pal Lekaj. Foto: Kallxo.com

Lekaj: Tenderi i Autostradës Ishte Nënshkruar Natën

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka treguar se në cilën fazë e ka gjetur tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan.

Ai ka thënë se këtë projekt e ka gjetur të nënshkruar nga Komisioni Vlerësues i Ministrisë një ditë para se ta merrte detyrën.

Ai ka thënë se projekti i autostradës nuk do ndërpritet, dhe se kjo rrugë do të kryhet. Ministri Lekaj ka thënë se do ta respektojë çdo vendim që merr OShP. Ai ka deklaruar se ndaj zyrtarëve të prokurimit nëse konstatohen se kanë shkelur ligjin do  kërkoj nga sekretari i kësaj ministrie që ndaj tyre të merren masa konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Drejtësia në Kosovë në hulumtimin e sontëm solli detaje dhe dëshmi të manipulimeve që ishin bërë për t`i eliminuar nga gara së paku 12 operatorët ekonomikë me oferta më të lira për mbi 33 milionë euro se sa ofertat e kompanive që ishin përzgjedhur për kontratë.

Tenderi 100 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan është kthyer në rivlerësim. Këtë vendim e ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik pas shqyrtimit të ankesave të 12 operatorëve të cilët ishin ankuar ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që t’i eliminojë nga gara.

https://www.youtube.com/watch?v=vaBXdmNAWSU