Lekaj: Gjakova, çdo ditë po kompletohet me infrastrukturë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Komuna e Gjakovës dhe fshatrat e saj, çdo ditë e më shumë po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujërave.

Ministri Lekaj ka thënë se rreth gjysmë milioni euro janë alokuar për të përfunduar në tërësi investimin në kanalizimin e fshatit Cermjan.

“Investimi në fshatin Cermjan, në kanalizim, po ndodhë falë mbështetjes 100% nga Qeveria Haradinaj, rreth gjysmë milion euro janë alokuar për të përfunduar në tërësi projekti, në ketë rast, deshirojë t’i shprehë mirënjohje, Ministrit të Financave, Bedri Hamza. Hap pas hapi, bashkë për Gjakovën tonë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.