Legjenda e Drakulës Josh Adhuruesit e Halloween-it në Rumani

Mijëra vizitorë, shumica nga vendet perëndimore por edhe rumunë, janë nisur drejt Kështjellës Bran në regjionin e Transilvanisë rumune gjatë vikendit për ta festuar Halloween-in në të ashtuquajturën shtëpinë e Drakulës.

Kështjella Bran njihet edhe si Kështjella e Drakulës falë lidhjeve të saj me Vlad Tepes, princi rumun i jetës reale i shekullit 15 etja e të cilit për gjak formoi disa burime materiale për legjendën e Drakulës, dhe që e kaloi tërë jetën në të.

Tepes, i quajtur “Vladi Shpues” për shkak të brutalitetit të tij, ishte i famshëm për djegien e lagjeve në afërsi të Brasov dhe për vrasjen e qindra banorëve të atëhershëm saksonë gjermanë.

Jeta e tij inspiroi shkrimtarin irlandez Bram Stoker që ta shkruajë romanin e famshëm “Drakula”. I publikuar në Britani në vitin 1897. Në realitet, Drakula ishte vetëm një nofkë për Tepes-in babai i të cilit quhej “Vlad ‘Drakul’, pasi që ishte anëtar i Urdhrit të Dragoit, i themeluar për ta mbrojtur krishterimin në Evropën Lindore.

Stoker nuk e kishte vizituar asnjëherë Rumaninë por duket se ka përshkruar kështjellën imagjinare të Drakulës bazuar në një përshkrim të Kështjellës Bran.

Vlad me gjasë nuk ishte vampir, por autoritetet turistike rumune kanë qenë të interesuara që ta eksploatojnë keqkuptimin për të tërhequr turistët në këtë kështjellë gotike të ndërtuar në shekullin 14.

Aktualisht, kështjella është një nga atraksionet kryesore turistike në Rumani duke tërhequr me më shumë se 600 mijë vizitorë në vit.

Raluca Adam, 24 vjeçare, ishte një nga vizitorët. Ajo kaloi “një festë të mirë Halloween-i në kështjellë”. “Halloëeen për mua nuk ka të bëjë me shtrigat e këqija, lakuriqët apo diçka tjetër, pro më shumë me socializimin dhe kënaqësinë me shoqëri”, tha ajo

“Ne jemi duke organizuar festën e Halloween që nga viti 2009, por kjo që e patëm të shtunën ishte më e madhja ndonjëherë”, tha menaxhmenti i kështjellës.

Festa përfshinte ecjen gjurmëve të Vlad Tepes, vallëzime popullore tradicionale, filma horror dhe, natyrisht, praninë e kostumeve të Kontit Drakula, me fantazma dhe vampirë tjerë.