Foto: Facebook/LDK

LDK zgjodhi kryetarin e degës në Podujevë

Kryetari i deritanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovë në Podujevë, Agim Veliu, ka marrë besimin edhe për një mandat.

Në një postim në “Facebook”, LDK ka njoftuar se Veliu u zgjodh në një proces të karakterizuar me pjesëmarrje të votuesve të rinj.

“Sot, LDK Dega në Podujevë me sukses ka mbyllur Kuvendin zgjedhor ku ka rizgjedhë për kryetar, Agim Veliun. Gjatë gjithë procesit zgjedhor ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë për përfshirje në proceset dhe aktivitetet e LDK-së. Veçanërisht ky proces u karakterizua me përfshierje të shumë të të rinjve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Kryetari i Degës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithë aktivistëve që siguruan gjithëpërfshirje dhe mbarëvajtje në këtë proces. Dega në Podujevë mbetet bastion i LDK-së dhe ky proces demokratik rikonfirmon fuqinë e LDK-së për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme që do ta nxjerrin LDK-në partinë më të madhe në vend”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot, LDK Dega në Podujevë me sukses ka mbyllur Kuvendin zgjedhor ku ka rizgjedhë për kryetar, Agim Veliun.Gjatë gjithë…

Publiée par Lidhja Demokratike e Kosovës sur Lundi 1 juillet 2019

www.kallxo.com