Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

LDK, VV e AAK për Mungesën e PDK-së në Debate Zgjedhore

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ‘Debati Përnime”, i moderuar nga Jeta Xharra ka qenë ai i cili ka pasur një qasje të mirë e që ka dhënë hapësire të njëjtë për të gjitha subjektet politike.

“Vetëm Debati Përnime ka pasur qasjen e mirë, ajo ka ofru kohë të njëjtë për të tri grupet të dy koalicioneve dhe LVV-së. Nuk e kemi pasur njëjtë në tjera emisione. Në disa televizione nuk kemi marrë pjesë pasi që janë ftu dy tre pjesëtarë të koalicioneve dhe një prej LVV-së. Ka pasur raste kur nuk kemi pranu me dal në emisione sepse na është ofru më pak kohë për dallim nga koalicionet e tjera”, tha Haskuka.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se mungesa e një debati mes kandidatëve për kryeministër është një gabim. Sipas tij kandidatët për Kryeministër është dashur të përballen me njëri tjetrin për tu treguar qytetarëve strategjitë e tyre.

“Mendoj se është gabim mungesa, debati i të nominuarve për kryeministër. Unë nuk i kisha qujt lider sepse nuk janë liderë të partive të tyre përveç, Haradinajt. Të nominuarit për kryeministër është dasht të përballen me platformat e tyre apo me panelistë ose vetëm me një debat por kur duhet të ishin të gjithë ju gazetarët moderatorët. Duhet të ishte një debat i tillë që të shihen vlerat  e tyre”, tha Gashi.

Ai komentoi edhe refuzimin e ftesës për intervistë në debatin e fundit të “Debat Përnime” nga ana e Avdullah Hotit.

“Gabim strategjik elektoral, sepse ika prej medias është dëmi më i madh më i madh se sa do keq të dalësh në një intervistë, sepse në dalje ai do të tregonte strategjinë. Mos përballja ndëshkohet”, tha ai.

Teuta Haxhiu, deputetja nga radhët e Aleancës e Ardhmërisë së Kosovës, tha se ajo çka është kërkuar nga ana e koalicionit PAN ka qenë e drejtë.

“Sinqerisht më duket fer, ne kemi pasur ndërmend një koalicion mirëpo në fund ka ardhë me tri subjekte politike, ne kemi garu brenda një petku me tri parti politike dhe nuk ka qenë lehtë. Unë dua me pasë hapësirën. Në çështjet ligjore secili duhet  të ndalet, mirëpo hapësira shpejtësia e koalicioneve, duhet ta kenë hapësirën secili dhe si ndahet ajo në bazë të ligjit ajo është krejt diçka tjetër”, tha ajo.

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun më poshtë: