Foto: Facebook

LDK: Tendenca për Shfuqizimin e Speciales, e Rrezikshme

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i ka dhënë mbështetje propozimit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Propozimi për shfuqizimin e ligjit të miratuar në gusht të vitit 2015 është nënshkruar sot nga 43 deputetë ndërsa kryesia e Kuvendit po e shqyrton kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Kujtim Shala nga LDK tha se Kosova nuk ndodhet në asnjë situatë të re e të paparashikuar.

“Tendenca për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale është tepër e rrezikshme dhe e fut vendin në një situatë të paparashikueshme. LDK e sheh si jetike për vendon tonë ruajtjen e raporteve të miqësisë me SHBA, Bashkimin Europian dhe vendet tjera mike”, tha Shaka duke lexuar deklaratën e LDK-së.

“LDK si subjekti që ka themeluar dhe ndërtuar shtetin e Kosovës në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura”, tha Shala.