Kuvendi Zgjedhor i LDK-së - 03.08.2019..

LDK sot pritet të zgjedhë kryetarin - FOTO

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin e saj të IX zgjedhor dhe interesimi i mediave është shumë i madh.

Kanë mbetur më pak se 1 orë deri tek fillimi i Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku 355 delegatë do të votojnë për të zgjedhur strukturat e reja të partisë, duke filluar nga Kryetari, Kryesia e partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Figura të ndryshme të partisë tashmë kanë filluar të vijnë dhe të regjistrohen në listën e pjesëmarrëseve.

Në sallën ku do të mbahen zgjedhjet janë të vendosura edhe 2 kuti votimi.

Ende nuk dihet nëse në atë kuti votimi do të hyjnë votat për kryetarin e partisë apo për strukturat e tjera.

Askush nga LDK deri më sot nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për të marrë kreun e partisë.

Ditëve të fundit, Kryesia dhe degët e LDK-së kanë mbajtur takime të shpeshta e maratonike duke tentuar të gjejnë një kandidat konsensual, por që kanë vendosur ta lënë mister çështjen e kandidatëve.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë ditës së djeshme kishte thënë se vetëm sot, e shtunë, ora 10 do të bëhen publike kandidaturat.

Kuvendi mbahet në Hotel “Emerald”. Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:00, kurse punimet e Kuvendit fillojnë në ora 10:00.

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së – 03.08.2019
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së – 03.08.2019
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së – 03.08.2019
Kuvendi Zgjedhor i LDK-së – 03.08.2019

 

Haziri: Deri nesër në ora 10-të kureshtja për kandidatin për kryetar nuk do të shuhet

.