Arkiv

LDK Shpreson ta Marrë Prishtinën me Votat me Kusht

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka humbur shpresat që ta marrë kontrollin e komunës së Prishtinës.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është 188 vota mbrapa rivalit të tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Por ai tha se janë mbi 1,500 vota me kusht nga të cilat ai shpreson që LDK ta përmbysë rezultatin.

“Në bazë të përvojave, vota me kusht ka shkuar në favor të LDK-së”, tha Abdixhiku.

Ai konfirmoi se në zgjedhjet e sotme, LDK ka marrë kontrollin e Gjilanit, Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë ndërsa garë e ngushtë është duke u zhvilluar në Dragash.