Foto: Kallxo.com

LDK: Shpend Ahmeti ka bërë koalicion të fshehtë me PDK-në

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës, Halim Halimi, e ka quajtur pushtetin aktual në Prishtinë të drejtuar nga Shpend Ahmeti si qeverisja më e “dobët” që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti.

Këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media të thirrur nga Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinë.

Sipas Halimit, kryetari Ahmeti nuk ka arritur t’i realizojë premtimet e dhëna dhe që, sipas tij, 15 shkolla janë tash e disa vite janë pa drejtorë.

Ai tha se Ahmeti ka bërë një ‘koalicion të fshehtë’ me PDK-në.

“Shpend Ahmeti ka bëre një koalicion me të gjithë partitë minore pra, një koalicion të brishtë. Tre drejtorë të LVV-së janë shkarkuar edhe Shpendi nuk e ka parë të arsyeshme qe t’i emërojë. Gjithashtu është rritë numri i drejtove nga 11 sa ishin në qeverinë Mustafa në 16 tani. Gjatë këtyre viteve është bërë vetëm një propagande të keqe, e punë ka bërë krejt pak. Ndryshimet në skemën politike të Shpend Ahmetit kanë filluar përsëri ta injorojë opozitën. Kryetari nuk e sheh të arsyeshme të vijë në kuvend e as të raportojë e shihet aty se nuk koordinohet me bashkëpunëtorë të tij me nënkryetarë dhe bien në kundërshtim edhe me drejtorët e drejtorive. Ndërtimet pa leje sa vijnë e shtohet e sidomos në zona të gjelbra, si në Gërmi, Butovc”, tha ai.

Ai tutje ka folur për gjendjen e arsimit në këtë komunë, ku thotë se Ahmeti nuk ka arritur të ndërtojë asnjë shkollë dhe çerdhe. Gjithashtu, sipas tij, asgjë nuk është bërë as në infrastrukturë.

“Mos të flasim më gjendjen në arsim nuk ka investime dhe po zbatohen politika nepotiste kadrovike. Janë 15 shkolla që kanë ushtrues të detyrës së drejtorit, është viti i katërt i ka lënë pa drejtorë. Kryetari formon komisione joprofesionale shtinë në komisione edhe njerëz që kurrë ditarin se kanë pasur në dorë nuk kanë lidhje me shkollë, edhe i merr në intervistë kandidatët. Zakonisht pranohen kuadrat e vendeve tjera e më së paku të Prishtinës, presin militantë të partive. DKA është zhveshur nga të gjitha kompetencat, faj ka edhe MASHT-i që nuk i mbikëqyr. Ka bërë parti me 6 parti minore kohëve të fundit e ka edhe PDK në krah edhe kanë realizuar një koalicion joformal të fshehtë”, deklaroi Halimi.