Stema e LDK-së - Foto: Facebook

LDK 'Pro' Vendosjes së Flamurit të Kosovës ‘Te Rrethi’

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar qëndrimin e partisë së tij rreth zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.

Hoti ka thënë LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës te rrethi – sa më lart e dinjitetshëm.

“Ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit. Në çdo cep të botës që të valojë Flamuri Kosoves, aq më krenare do të jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës”, thuhet në postimin e Hotit në Facebook.

Hoti ka thënë se me ndihmën e miqve, do ta vëmë flamurin e Kosovës edhe në OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova.

Mbrëmë në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.