Komuna e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

LDK: Ideja e Agim Bahtirit për ‘bashkim’ të Mitrovicës joserioze

Safet Kamberi asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga LDK, ka thënë për KALLXO.com që ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga kryetari Agim Bahtirit për inicimin e ndryshimit të ligjit për kufijtë administrativ.

Kamberi këtë iniciativë e ka konsideruar joserioze duke shtuar se më shumë është bërë për konsum publik.

“Ne e kemi marrë ftesën për seancën e nesërme që ka të bëjë iniciativën për ndryshimin e kufijve administrativ në raport me Komunat e Mitrovicës. Ende nuk kemi pasur rast të ulemi të diskutojmë qoftë si grup parlamentar qoftë si kryesi e LDK-së. Në shikim të parë më shumë po duket për shtije të konsumit ditorë sesa ndonjë iniciativë serioze por sido që të jetë edhe gjatë ditës do të vendosim”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Donjet Bislimi nga PDK ka thënë që do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme për ‘bashkimin’ e Mitrovicës por nuk e bërë të ditur se a do ta përkrahin një iniciativë të tillë.

“Sa i përket ftesës jemi pjesë e seancës por për qëndrim zyrtar rreth kësaj iniciative do ta bëjmë të ditur gjatë  pas mbledhjes, pasi të shterohet debati dhe diskutimi dhe qëndrimi ynë për këtë çështje do të dihet nesër. Qëndrimi ynë është që ne e përkrahim të mirën e qytetit dhe vendit, duhet të jemi të kujdesshëm në çdo hap që e marrim të mos bëjmë kthesa negative për të ardhmen e vendit. Parimisht jemi pjesë e seancës dhe diskutimit”, tha Bislimi.

https://kallxo.com/iniciativa-e-agim-bahtirit-per-bashkimin-e-mitrovices-qeveria-dhe-akr-nuk-dine-asgje/

https://kallxo.com/agim-bahtiri-thirr-mbledhje-per-bashkimin-e-mitrovices-dokument/

.