Besa Gaxherri në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

LDK i reagon Thaçit për simbolet e presidentit Rugova

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se ky subjekt reagon dhe shpreh indinjatë ndaj presidentit Hashim Thaçi me rastin e largimit nga përdorimi i vulës presidenciale me simbolet e presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Z. Thaçi i cili pretendon të zhdukë çdo gjurmë të historisë së gjatë dhe të dhimbshme të kombit tonë është e papranueshme. Me këtë rast edhe një herë po i drejtohemi z. Thaçi, historia e këtij kombi nuk ka filluar me ju dhe as do të përfundojë me ju. Historia e kombit tonë ka heronjtë e vet dhe tradhtarët e vet”, tha deputetja.

Gaxherri shtoi se LDK që nga sot do të fillojë procedurën e amandamimit të Ligjit për simbolet e shtetit dhe Ligjin për Presidentin.

“Simbolet e presidentit Rugova do të jenë të paprekshme nga kushdo qoftë në këto institucione”, theksoi deputetja.