LDK heshtë për aktakuzën ndaj Bukoshit, Osmanit dhe Gashit për 'Trepërqindëshin'

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe  Atdhe Gashi si të dyshuar për keqpërdorim të Fondit të Trepërqindëshit.

Rasti për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori special, Sylë Hoxha, i cili shtoi se procesi gjyqësor ka filluar dhe momentalisht është në fazën e kundërshtimit të provave.

Por, siç duket anëtarët e kësaj partie ende nuk janë në dijeni.

KALLXO.com ka kontaktuar me nënkryetarin e Lidhjes Demokrate të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili tha se nuk është në dijeni për këtë rast.

“Nuk kam njohuri për çfarë aktakuze, nuk kam informacione. Nuk e di arsyjen e saktë”, u shpreh Rugova.

Të njëjtën e potencoi edhe nënkryetari tjetër, Agim Veliu, në mungesë të informacioneve.

“Nuk kam informacion kurrfarë, se jam në një aktivitet familjarë”, u shpreh Veliu.

As Anton Quni, deputet nga radhët e LDK-së nuk ishte në ‘ngjarje’.

“Fare nuk jam në ngjarje për këtë”, u përgjigj shkurt Quni.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj kërkoi që të telefonojmë pjesëtarët më të vjetër të LDK-së.

KALLXO.com gjatë ditës ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarë të tjerë të LDK-së por të njëjtit nuk ka qenë të qasshëm.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.

Sipas informacioneve të cilat i posedon KALLXO.com aktakuza ndaj këtyre tre personave është ngritur nën dyshimin për keqpërdorimin e ‘Fondit të tre përqindëshit’.

Prokurori special Sylë Hoxha, e ka  konfirmuar për KALLXO.com se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.

https://kallxo.com/aktakuze-ndaj-bujar-bukoshit-naser-osmanit-dhe-atdhe-gashit-per-fondin-e-tre-perqindeshit/