Kuvendi i Kosovës

LDK dhe VV me rezolutë për dorëheqjen e qeverisë Haradinaj

Vjosa Osmani, deputete e LDK në seancën e sotme të Kuvendit , tregoi të gjitha temat në të cilat ka ngecur Kosova duke filluat nga hapja e statusit, vënia në diskutim e orientimit strategjik, mungesa e njohjeve, dështimi në INTERPOL si dhe politizimi i skajshëm i shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.

“Tema e parë vënia në diskutim e sovranitetit, tema e dytë është vënia në diskutim e orientimit strategjik të Kosovës, tema e tretë ka të bëjë me anëtarësimet e Republikës sonë si rrjedhoje e gjithë e hapjes së temës së statusit Kosova, tema e katërt ka të bëjë me çështjen e izolimit sepse sot Kosova është e q orientuar në fushën e politikes së jashtme , tema e pestë, politizimi i skajshëm i shërbimit të jashtëm të republikës së Kosovës”, tha ajo.

Tutje Osmani propozoi një rezolutë me një pikë të vetme e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë Haradinaj.

“Propozojmë që në fund të debatit të miratohet kjo rezolutë me një pikë të vetme, Kuvendi pas debatit parlamentar të LDK dhe VV miraton këtë rezolute , pika 1 me qëllim të ndalimit çdo përpjekjeje që konteston shtetësinë, subjektivitetin ndërkombëtarë dhe integritetin territorial  si dhe qeveria e Kosovës të tërhiqet për ti hape rrugë institucioneve të reja”, tha ajo.