LDK dhe VV harmonizojnë tekstin e mocionit për rrëzimin e Ramush Haradinajt

Dy shefat e Grupeve Parlamentare, ai LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me të LVV-së, Glauk Konjufca janë takuar për të shkruar mocionin për rrëzimin ‘Qeverisë Haradinaj’.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, sot kanë harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar LDK përmes një komunikate për media.

Paria opozitare që udhëhiqet nga Isa Mustafa ka njoftuar se takime edhe me përfaqësues të PSD-së dhe të Alternativës.

“Hoti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe ka komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it”, thuhet tutje në njoftim.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Hoti fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin”, thuhet në fund të komunikatës.

Ndryshe, sot gjatë ditës, në një konferencë për media, deputetja Vjosa Osmani dhe deputeti tjetër i LDK-së, Armend Zemaj deklaruan se deri më tani kanë mbledhur 58 vota kundër Qeverisë aktuale.

https://kallxo.com/ldk-thaci-te-merret-me-patatet-e-bllokuara-jo-me-bashkim-me-shqiperine/

.