Laura Kryeziu zgjidhet kryetare e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës

Gjatë ditës së sotme Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur mbledhjen e tij të radhës në të cilën edhe ka zgjedhur kryetaren e re të këtij organi drejtues.

Përmes një komunikate dërguar mediave bëhet e ditur se Laura Kryeziu me votim unanim është zgjedhur kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së.

“Me votim unanim, kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së u zgjodh Laura Kryeziu. Ajo ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit. Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi” thuhet në komunikatë.