Largohen Therrat nga Verrat e Llukës

Ka filluar të realizohet projektin kompleksi i “Verrave të Llukës” në Deçan.

Ky vend historik për shqiptarët e Kosovës ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinat.

E këto të fundit kanë filluar të largohen nga vendi ku ishin bërë qindra pajtime të gjaqeve në një tubim masiv që ishte mbajtur në fillim të vitit 1990.

Heqja e mbeturinave dhe ndërtimi i kompleksit në “Verrat e Llukës” ka gëzuar tej mase plakun 90 vjeçar nga ky fshat, Ahmet Thaçi.

“Në ymër temin gëzim ma të madh nuk di unë. Çdo shqiptar duhet me qenë i gëzueshëm që verë ma e madhe fitim ma i madh, punë ma e madhe nuk është se kjo tash” thotë ai.

Vendi historik për Deçanin dhe rajonin tash e sa vjet ishte shndërruar në deponi mbeturinash.

Për këtë problem ishte diskutuar edhe në debatin për Deçanin me kryetarin e komunës Rasim  Selmanaj në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”.

Selmanaj ishte zotuar se do ta mbajë premtimin e dhënë në fushatë për rregullimin e “Verrave të Llukës.

http://kallxo.com/therrat-e-llukes/

Dy ditë pas nisjes së punimeve, Selmanaj tha për KALLXO.com se ndihet mirë që po realizohet një projekt në vlerë mbi 200 mijë euro në ketë vend historik.

“Njëfarë mënyre e kam ndjerë edhe si obligim moral sepse i takoj asaj gjenerate kur është mbajtur tubimi me i madh i shqiptarëve, pikërisht në ketë pjesë që janë tash mbeturina kanë qenë 500 mijë shqiptarë”, tha Selmanaj duke kujtuar ditën kur qindra plagë të hakmarrjes u mbyllën në këtë vend.

E pas ndërtimit të kompleksit “Verrat e Llukës”, 90 vjeçari Ahmet Thaçi tha se është e domosdoshme që sërish të mbahet një tubim mbarëshqiptar për pajtimin e gjaqeve.

“Edhe një herë po edhe  çare s’është pa u mbledh edhe njëherë. Është duke u folë të mblidhen edhe njëherë, edhe duhet mu mbledh edhe njëherë” , tha ai.

KALLXO.com ka raportuar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes mes komunës dhe ministrisë për rregullimin e hapësirës me te madhe publike në Deçan.

http://kallxo.com/verrat-e-llukes-nga-deponi-e-berllokut-ne-kompleks-historik/