Largimi i Vështirë i të Kaluarës nga e Tashmja

Këtë koment, Dushi e bëri gjatë një konference në Prishtinë kushtuar drejtësisë tranzicionale.

Sipas Dushit, këto viktima duhet të kompensohen në aspektin fizik, material dhe human.

“Me qëllim të sigurimit të drejtësisë, Republika e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar sadopak pak fatin tragjik të viktimave që kanë qenë pre e luftës së fundit në Kosovë, kohë më parë institucionet tona kanë miratuar planin e veprimit të quajtur qasja në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ky plan është në fazën e zbatimit dhe Ministria e Drejtësisë është aktive në këtë proces të monitorimit të realizimit të këtyre obligimeve”, tha Dushi.

Konferenca është organizuar nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), ndërsa Ambasadori i Zvicrës së Prishtinë, Jean-Hubert Lebet, tha se ajo se çka po vëren më së shumti në Kosovë është e kaluara e cila po rikujtohet pothuajse çdo ditë e më shumë dhe se fëmijët që kanë lindur pas luftës e kanë të fiksuar versionin e luftës dhe nuk pranojnë të ndryshojnë mendime rreth kësaj çështjeje.

“Një gjë që e kam vërejtur është se sa shumë e kaluara është prezente në të tashmen edhe në politikë, gjetja e viktimave të luftës, viktimat e dhunës seksuale, dëshmorët e të gjitha këto janë fjalët të cilat munden të vërehen lehtë dhe janë pothuajse çdo ditë në lajme dhe po ashtu edhe në aktivitetet e tjera ditore”, tha Lebet.

Ndërsa, Koordinatori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe, Andrew Russell, tha se asnjëherë nuk është vonë të kesh një liri të lumtur dhe po ashtu për të pasur një proces gjithëpërfshirës për tranzicion të drejtësisë.

“Drejtësia gjithmonë do të vie në vend”, tha Russell.