Lansohet regjistri qendror i përditësuar i lejeve dhe liçencave

Me rastin e lansimit të versionit të përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave, sot do të mbahet konferencë.

Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, në kuadër të Projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” e financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, organizojnë ngjarjen me rastin e lansimit të versionit të përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave.

Qëllimi i këtij organizimi është lansimi i versionit të përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave i cili është një nga obligimet që është përcaktuar me Ligj. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45)