Lansohet Plani për Kursim Energjie

Plani që do t’i ndihmojë këtij kursimi u prezantua sot nga përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financimit(IFC) në bashkëpunim me Bankën për Biznes (BPB)

“BPB-ja  mendon ta luajë rolin e saj në përmbushjen e këtij synimi. Shtetet e këtij rajoni janë në efiçiencën me të ulët të energjisë  nga tërë bota. Kjo ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe kontribuon në një gjendje të paqëndrueshme mjedisore që prodhon ndotje”, tha Richard Beasley, kryeshefi ekzekutiv i BpB-së.

“Potenciali i efiçiencës së energjisë është shumë i madh në Kosovë dhe efiçienca sot është në fokus të të gjitha strategjive”, tha Fatos Aliu.

Fatos Aliu zëvendësdrejtor i Agjencisë për Energji Efiçiente tha se Kosova ka kapacitete për energji efiçiente.

“Potenciali i efiçiencës së energjisë është shumë i madh në Kosovë dhe efiçienca sot është në fokus të të gjitha strategjive jo vetëm energjetike por edhe të ekonomisë në përgjithësi  si parakusht për siguri të furnizimit me energji,” tha Aliu.

Syzana Dautaj përfaqësuese e IFC-së foli për ndihmën që korporata po i jep zhvillimit të energjisë efiçiente.

“Kosova është shumë e rëndësishme për aktivitetet e zhvillimit të Korporatës Financiare e cila është pjesë e Bankës Botërore. Ne u japim shumë mbështetje institucioneve dhe kompanive të ndryshme dhe kemi shumë projekte në mbështetje teknike,” tha Dautaj.

Ndërsa sipas përfaqësuesit të Bankës për Biznes Shemsedin Xheladini kjo bankë ofron eko-kredi për klientë individualë dhe biznese në mënyrë që të rritet kursimi i energjisë.