Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në konferencë | Foto: Petrit Rrahmani

Aleksandër Lumezi: Kryetarja e Gjykatës nuk është në listën e veteranëve mashtrues

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur për KALLXO.com rreth lajmit se edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, është në listën e veteranëve të rrejshëm.

I pyetur nga KALLXO.com se a është, siç është raportuar në media, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës pjesë e aktakuzës që u ngrit së fundmi lidhur me listën e veteranëve të rrejshëm, kryeprokurori Lumezi ka thënë se kryegjyqtarja e Prishtinës nuk është në këtë aktakuzë.

“Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, nuk është në listën e Prokurorisë së përfituesve të kundërligjshëm”, tha Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sot gjatë ditës, kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Afërdita Bytyqi në një deklaratë për për KALLXO.com ka komentuar lidhur me veprimtarinë e saj në luftën e fundit në Kosovë.

https://kallxo.com/aferdita-bytyqi-tregon-se-a-eshte-veterane-e-luftes/

Ajo tha se asnjëherë nuk ka përfituar asgjë nga statusi i veteranes së luftës megjithëse ka kontribuar.