Lajçi: Ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Gjykata Speciale

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar diskutim me temën “Gjykata Speciale në vitin 2019: Pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura”.

Hapja e këtij diskutimi filloi me publikimin e një analizë të bërë nga hulumtuesja e kësaj organizate, Rreze Hoxha, e cila tregoi se si do të funksionojë Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale nuk është vendore, mundësia është bërë pas miratimit të amendamentit për dhomat e specializuara dhe ligjit për gjykatën speciale. Mirëpo veçantia e saj është se nuk është krijuar nga Kombet e Bashkuara por nga BE. Burimet e gjykatës janë amendamenti kushtetues dhe ligji për dhomën e specializuar. Rregullorja e punës se gjykatës është zëvendësim i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, tha ajo duke shtuar se kjo gjykatë është e dizajnuar sipas strukturës gjyqësore të Kosovës.

Shefi i Zyrës për Mbrojtjen Juridike për të akuzuarit potencial nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, tha se kjo gjykatë është e Kosovës sepse është themeluar nga instuticionet e Kosovës duke shtuar se ende nuk është hapur asnjë aktakuzë.

“Akoma nuk ka asnjë aktakuzë, deri sa të vjen nëpër procedura. Të gjitha këto se do të ftohet i madhi, i vogli të gjitha tash për tash janë të pavërteta. Gjykata Speciale është tashmë funksionale dhe viti 2019 do jetë vit i vështirë. Zyra jonë do të japë ndihmë juridike për të dyshuarit dhe do të ndihmojë familjet e tyre. Në takimin qe e kam pas me kryetaren e gjykatës speciale kur kanë filluar ftesat kam kërkuar prej saj që gjykata të jetë  e paanshme, e pavarur , profesionale dh të zbatohen praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për këtë e kam marrë zotimin nga ajo”, tha Lajci.

Profesori i të drejtës penale, Ismet Salihu tha se kjo gjykatë ka qenë kusht i bashkësisë ndërkombëtare dhe se nëse kjo nuk do të krijohej nga parlamenti i Kosovës ajo do të bëhej nga OKB.

“Kjo gjykatë është mbi gjykatat tona dhe ka juridiksion supremacional. Po ashtu do të ketë padi sipas vijës komanduese dhe do të përgjigjen komandatët për në rast se ka urdhëruar me bë krimin, varianti i dytë nëse e ka ditë dhe nuk e ka ndal dhe nëse është kry krimi dhe nuk marrë kurrfarë mase, këto janë pergjegjësitë penale të komandatit”, tha ai.

Ndëra, profesori tjetër i të drejtës penale, Avni Puka tha se sfidës e kësaj gjykatë do të jetë vërtetimi i fakteve dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

“Sfidë e vecantë per të ardhmen mbetet respekti i drejavre të njeirut, të drejtat që garantohen me kushtet të Kosovës me Ligjin për Gjykatë Speciale sepse thirjet e bëra deri tani nga gjykata na bënë skpetik është një veprim procedural i cili nuk gjen mbështjete në vet ligjin qe kjo gjykatë i ka përcaktuar. Askund s’ka shkruar që mundet të thirret me telefon apo pa e informu me cfarë cilësie po ftohet. E drejta për të informuar është e drejta themelore dhe kjo paraqet shkelje, sepse duhet të dihet arsyeja pse po ftohesh”, tha ai.

Ndërsa avokati, Artan Qerkini tha se problem i kësaj gjykate është se të pandehurit nuk do të mund t’i sfidojnë provat për të cilat janë kundër tyre.

“Mos mundësia që të pandehurit ti sfidojnë provat që janë kundër tij, kemi shkelje të parimit të gjykimit te drejtë, po ashtu konfirmimi i aktakuzës bëhet pa pjesëmarrjen e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij dhe kjo gjë nuk është e drejtë”, tha Qerkini.