Lagjja 'Kalabria' nuk do të ketë ujë 7 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se duke filluar sonte nga ora 23:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit, gjithsej 7 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit ( pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku testimi, kemi zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.

Sipas njoftimit, ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ujësjellësit të cilat u ofrohen konsumatorëve./RTK