Labinot Tahiri në Kuvend me Pasaportat e Familjarëve

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, është i pari që sot ka hyrë në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të fillojë seanca për votimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tahiri i ka marrë me vete edhe pasaportat e familjes së tij të ngushtë, ndërsa ka paralajmëruar se do t’i dorëzojë ato në rast se demarkacioni dështon të ratifikohet.

“Nëse s’kalon demarkacionit sot, unë kam me ia dorëzu sekretarit pasaportat”, tha Tahiri nga salla e Kuvendit për gazetarët që janë të vendosur në pjesën e pasme të sallës.