Deputeti Labinot Tahiri

Labinot Tahiri i gëzohet lajmit për asfaltimin e rrugës për të cilën protestoi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, i është gëzuar lajmit se është nënshkruar projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatrat të Ferizajt, Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë.

Deputeti përmes një lidhje të drejtpërdrejt në ‘Facebook’, ka uruar banorët e fshatrave, duke falënderuar edhe për përkrahjen e tyre që të i bashkohen protestës së organizuar nga ai për asfaltimin e këtyre rrugëve.

“Sot ka filluar dita ime me një gëzim të madh pasi që mundi që kemi bërë së bashku nuk ka shkuar huq, por është shpërblyer. Dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur në protestat lidhur me rrugët e fshatrave Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë pasi që sot z.Pal Lekaj e ka nënshkruar kontratën për këto rrugë që punimet do të fillojnë në këtë muaj. I uroj pleqve pasi që për disa vite kanë përjetuar pa drejtësi për ato rrugë ku shumë e kanë premtuar e nuk e kanë realizuar. Për këto fshatra kam fol edhe në parlament, unë nisi një pune dhe e kryej e jo mi bo lëmsh. Edhe pse është koha jashtë vranët e s’mundemi me i qel sytë po unë sot po i qeli se jam shumë i gëzuar”, tha ai.

Tahiri shtoi edhe se është penduar që ka votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Gjithashtu, ai ka apeluar të rinjtë që të këmbëngulin për të drejtat e tyre dhe mos ta lëshojnë vendin.

“Të rinjtë duhet me u qu me luftu për të drejtat e tyre e jo me lanë venin, se nuk e ndreqin shtetin tonë Gjermania e asnjë vend tjetër. Jam pishman që e kam votu demarkacionit të mali të zi, kom besu qe ka me u ba liberalizimi i vizave”, u shpreh ai.

Tahiri ka disa muaj që ka protestuar për asfaltim të këtyre rrugëve në 5 fshatrat e Ferizajt.

Së fundmi, më 16 mars ishte protestuar duke bllokuar autostradën “Arbër Xhaferi” në shenjë pakënaqësie, konkretisht për fshatin Tërrn.

 

https://kallxo.com/labinot-tahiri-serish-ne-proteste/

KALLXO.com raportoi se ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën ka nënshkruar kontratën për projektin e asfaltimit të rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, kjo rrugë që lidh 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 euro.

Gjithashtu, MIT paralajmëron se punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.

https://kallxo.com/afer-2-milione-euro-per-asfaltimin-e-rrugeve-qe-lidhin-5-fshatra-te-ferizajt/