Labinot Tahiri e Ekrem Mustafa - Foto: Facebook/LabinotTahiri

Labinot Tahiri feston shkarkimin e Bejtush Gashit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka njoftuar se ministri i ri i Punëve të Brendshme do të jetë Ekrem Mustafa.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se Mustafa u emërua në këtë pozitë pas kërkesës së tij në AKR dhe Qeverinë e Kosovës.

“Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër. Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Tahiri.

AKR sot gjatë ditës njoftoi se ish-ministri, Bejtush Gashi do të shkarkohet nga kjo pozitë për shkak të performancës së tij.

https://kallxo.com/bejtush-gashi-kurban-i-kercenimit-te-labinot-tahirit/

Lidhur me idenë për një pozitë udhëheqës nga komuna e Ferizajt, deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri edhe muaj më parë kishte kërkuar që të emërohet një ambasador ose një ministër.

Ky është postimi i plotë i deputetit Labinot Tahiri:

“FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI✊?

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ
URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!
Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve!”.