Ky është ekipi dhe projekti kosovar që do ta përfaqësohet në Bienalen Venedikut 2019

Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare kanë prezantuar gjatë ditës së sotme ekipin dhe projektin që do ta përfaqësojë Kosovës në edicionin e 58 të Bienales së Artin në Venedik të Italisë.

Krijuesi Alban Muja është i përzgjedhur vepra  e të cilit, “Albumi familjar”, do të përfaqësojë Kosovën në Bienalin e Artin që hapën më 9 maj dhe do të zgjas deri në nëntor të 2019.

Projekti prezantues i Kosovës në Venedik është një video- instilacion përmes së cilit artisti prezanton ngjarje që kanë ndodhur gjatë luftës së Kosovës.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, ka thënë me këtë rast se prezantimi i Kosovës në këtë ekspozitë me një traditë të gjatë ka rëndësinë e saj, për faktin rëndësisë që kanë.

Ndërsa ka vlerësuar krijimtarinë artistike të përfaqësuesit të Kosovën në Venedik, Alban Mujës.

“Muja është një krijues me karriere të gjatë, veprimtaria e të cilit bazohet në hulumtimin e fenomeneve shoqërore të cilat pastaj vihen në diskutim për mes storieve individuale”, ka thënë ndër të tjerash Agani.

Ndërsa ministri i MKRS, Kujtim Gashi ka veçuar rëndësinë e prezantimit të Kosovës në këtë bienale duke qenë i sigurt në suksesin e ekipit kosovar në Venedik.

“Besoj në suksesin e ekipit dhe projekti të artisti Muja në këtë bienale, duke pasur parasysh edhe punë që është bërë për përgatitjen e prezantimit tonë atje”, ka thënë ndër të tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq kuratori i projektit kosovar, Vinsent Honore ka pohuar se projekti kosovarë është ndërtuar përmes një rrëfimi personale,  i cili është plotësuar edhe me rrëfime tjera.

“Këtë viti pavijoni i Kosovës do të jetë ndër më të mirët në Bienalin e Venedikut, duke u nisur në mesazhin që përcjellë”, ka thënë ndër të tjerash kuratori Honore, i cili është kreatori i sivjetmë i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut.

Kurse prezantuesi kosovarë në Venedik, Alban Muja ka pohuar ndër të tjerash se  prezantimi në këtë aktivitet ka një rëndësi për imazhin e vetë shtetit të Kosovës. Ndërsa ka thënë se projekti prezantues nisë nga një storie personale, përmes së cilës do të prezantohet ana humane e ngjarjeve të para 20 vjetëve që kanë ndodhur në Kosovës.

“Pavijoni ynë do të jetë në hapësirën Arsenale, e cila është njëra prej dy hapësirave më të rëndësishëm të Bienalit të Venedikut”, ka pohuar Muja.