Nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, Foto: Facebook

Vitia ndan 15 Mijë Euro Subvencione

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i kulturës Milot Lala kanë nënshkruar një marrëveshje për financimin e projekteve me përfaqësues të OJQ-ve, kompanive private dhe personave fizik.

Nga këto marrëveshje nga buxheti i subvencioneve për kulturë,rini dhe sport të kësaj komune do të përfitojnë 9 nga 14 aplikues dhe atë në një vlerë totale prej 15 mijë euro.

Në fillim të këtij takimi, Emrush Azemi, yyrtar për rini dhe sport bëri me dije se vlerësimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare është bërë nga Komisioni Komunal në përputhje me rregulloren për subvencione të Komunës së Vitisë.

Kurse Kryetari Sokol Haliti ka thënë se kjo komunë mbetet e përkushtuar të mbështes projektet të mira të cilat hartohen nga QJQ-të, kompanitë private dhe personat fizik.