Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe MUlla

Kuvendi Sot Vazhdon Punimet

Kuvendi i Kosovës sot do vazhdojë me seancën plenare e nisur ditën e djeshme.

Nuk dihet nëse sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do  të raportojë për gjuajtjen me armë nga zëvendësi i tij, Dardan Gashi, sipas kërkesës për interpelancë nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Në seancën e djeshme Haradinaj nuk i është përgjigjur Kuvendit edhe pse një ditë më parë deklaroi se i jep llogari Kuvendit “e jo ambasadorëve”, por 24 më vonë, kryeministri Ramush Haradinaj e dëshmoi të kundërtën.

Kryeministri Haradinaj, dje qëndroi në Komunën e Gjilanit, ku me agjendë kanë takim me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin.

 

R e n d i  i  d i t ë s

  1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
  7. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  8. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  9. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
  10. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisonin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,
  11. Shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  12. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.