Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kuvendi shënon sot Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë. Përmbyllja e aktiviteteve bëhet në orën 16:00.