Kuvendi pa kuorum për të zgjedhur kryesuesin e Bordit të ZRrE-së

Në pikën për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja vetëvendosje u shprehën se nuk do të marrin pjesë në votiim dhe nuk kanë propozuar përfaqësues në komisionin përzgjedhës.

Qeveria kishte propozuar 4 emra, Bekim Jakupi, Petrit Pepaj, Fadil Ismajli dhe Përparim Gashi.

Avdullah Hoti, shef i GP të LDK-së, tha se janë në një proces të votimit të rezolutës dhe asnjë pikë e rendit të ditës nuk kishte kuorum për tu votuar.

“Nuk ka kuptim të vazhdoj më tutje seanca ne nuk propozojmë anëtar për këtë komision”, tha .

Edhe Fatmire Kollçaku, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se Kuvendi është jofunksional dhe asnjë çështje nuk po mund të shtyhet përpara.

“Ne ua bëjmë me dije se ne nuk do të përfaqësohemi fare dhe nuk do të marrim pjesë në votim”, tha ajo.

Kurse Muharrem Nitaj, nga AAK-ja kërkoi që kjo pikë të shtyhet pasi nuk do ta arrijnë kuorumin.

“Me qenë se situatën e kemi çfarë e kemi dhe gjasat për kuorum janë të pamundshme votimin ju rekomandoj ta shtyni për një ditë tjetër”, tha Nitaj.

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit tha se janë vetëm 60 deputet në sallë dhe se kjo pikë nuk ka kuorum për votim.

Gjithashtu gjatë kësaj seance nuk kishte kuorum për votim pothuajse në të gjitha pikat.