Kuvendi nuk e shkarkon Aida Dërgutin nga pozita e nënkryetares

Pas vendimit për t’u vazhduar seancat e mbetura në gjysmë në Kuvendin e Kosovës, si pikë për t’u votuar ishte propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti.

Por ky propozim nuk i morri votat e mjaftueshme për shkarkim.

91 deputetë morën pjesë në votim, 17 deputetë votuan për shkarkim, 26 vota kundër dhe 48 abstenime.

Të premten, deputetë të VV_së dhe PSD-së kishin polemizuar në sallë të Kuvendit rreth kërkesës së VV-së për shkarkimin e Dërgutit.

Vetëvendosje pretendon se pas largimit të Dërgutit nga kjo parti, asaj nuk  i takon ta mbajë këtë pozitë.