FOTO KUVENDI I KOSOVES

Kuvendi nis seancën me vështirësi kuorumi

Kuvendi i Kosovës ka nisur me vonesë vazhdimin e seancave plenare.

Megjithëkëtë qysh në fillim të trajtimit të pikave të para të rendit të ditës, legjislativi po përballet me mungesë kuorumi për vendimmarrje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fillim të seancës tha se në sallë gjendeshin diku rreth 63 ose 64 deputetë.

Por kur në votim po hidhen disa amendamente të pikave të rendit të ditës si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale, apo një amandament për votimin në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, nuk arrihej votimi për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca aktualisht po udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Seancat e sotme kanë më shumë se 30 pika të rendit të ditës që presin për shqyrtime dhe votime.