Kuvendi miraton një sërë Projektligjesh, për Projektligjin e RTK-së nuk ka kuorum

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj është miratuar me 61 vota për.

Deputetët kanë miratuar edhe këto projektligje: Projektligjin për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, Projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

Në parim u miratuan edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar, projektligji për Inspektoratin e punës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura, Projektligji për zyrtarët publik.

Ndërkaq, Projektligji për RTK-në, nuk po arrin të kalojë për shkak të mungesës së kuorumit.